Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri në detyrë, njëherësh edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në kullën e Azem Lokajt në Voksh të Deçanit.
Kurti në Voksh, vëzhgoi nga afër restaurimin e kullës në Voksh, ku nga afër zhvilloi edhe një dialog me një banorë të këtij fshati, përcjell “Bota sot”.
Dialogu:
Banori: Mirëdita dhe mirë se erdhe kryeministër, në Vokshin e kullave të gurit.
Kurti: Mirë se ju gjeta.
Banori: Gjatë luftës, kjo është granatu dhe pastaj është djeg plotësisht edhe me ndihmën e juaj dhe bashkëpunëtorëve tu, drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore, Shpresa Gjonbalaj me stafin e saj, po ashtu edhe ministri Hajrulla Çeku, kanë kontribuar që kjo sot të duket kësisoj, e kur të kryhet edhe më mirë.”
Kurti: E gëzofshim të gjithë, e njerëzit e fort duan kulla të forta, prandaj ne do t’i mbështesim gjithmonë, t’i rindërtojnë kur janë shkatërru e t’i rinovojnë kur janë dëmtu, se këto janë trashëgimi kulturore që duhet t’i shërbejë zhvillimit të turizimit, por edhe kujtesës kolektive.
Kjo vizitë, dëshmoi përkushtimin e qeverisë për kujdesjen për trashëgiminë tonë kulturore.
Burimi: botasot.info


