kulla eiffel mbyllet per shkak te nxehtesise alarm i kuq ne 16 rajone 686402541c1ad

Kulla Eiffel mbyllet për shkak të nxehtësisë, alarm i kuq në 16 rajone

July 1, 2025
1 minut lexim

Kryeqyteti francez ka shpallur alarmin e kuq për shkak të temperaturave të larta, duke çuar në mbylljen e Kullës Eiffel, të paktën deri nesër.

Agjencia franceze e motit “Meteo France” ka lëshuar alarmin e kuq për shkak të valës së të nxehtit në 16 rajone, shkruan Ansa, transmeton ATSH.

Ministria franceze e Arsimit, ka parashikuar mbylljen e pjesshme ose të plotë të rreth 1 350 shkollave publike, nga një total prej 45 000 – për shkak të valës së të nxehtit përvëlues që po prek pothuajse të gjithë Francën.

Të paktën 16 rajone franceze, përfshirë Parisin, kanë shpallur alarmin e kuq për sot dhe nesër për shkak të temperaturave të larta.

Ile-de-France, rajoni i Parisit, si dhe Aube, Yonne dhe Vienne janë në gatishmëri maksimale deri nesër në mesnatë.

“Ndërkohë, trafiku hekurudhor midis Parisit dhe Milanos është ndërprerë të paktën për disa ditë”, tha kompania “Sncf” – pas stuhive të forta në rrethinën Modane, në Vallée de Maurienne, në Savoy.

“Spitalet janë gati për t’u përballur me valën e të nxehtit përvëlues që po prek pothuajse të gjithë Francën”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Yannick Neuder. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

meta sfidon rivalet me laboratorin e ri te superinteligjences ne loje emra te medhenj te ai se 68640218946c3
Lajmi i mëparshëm

Meta sfidon rivalët me laboratorin e ri të superinteligjencës: Në lojë emra të mëdhenj të AI-së

anthropic ose openai do te fuqizojne asistenti zanor te apple 686403f82ff89
Lajmi i radhës

Anthropic ose OpenAI do të fuqizojnë asistenti zanor të Apple

Të fundit nga

ShkoLartë