kuleta digjitale dhe linja te reja autobusi si po tentohet transformimi i transportit ne prishtine 68e10f4e751dc

​Kuleta digjitale dhe linja të reja autobusi, si po tentohet transformimi i transportit në Prishtinë

October 4, 2025
min lexim

Në përpjekje për të reformuar sistemin arsimor në Kosovë, ekspertë të fushës po kërkojnë zbatim të qasjeve të reja shkencore që sjellin ndryshime thelbësore në mënyrën e të mësuarit dhe mësimdhënies. Një ndër to është edhe integrimi i neuro-shkencës kognitive në edukim, që po shihet si një risi me ndikim afatgjatë.

Neurokognitiviste shkencore në Institutin Pedagogjik të Kosovës, Amantina Kelmendi, thekson për KosovaPress rëndësinë e qasjes ndërdisiplinore në edukim, duke e konsideruar si inovacion të domosdoshëm për përmirësimin e rezultateve në arsim.

Qasja ndërdisiplinore në edukim është një mënyrë e të mësuarit dhe e të mësimdhënies ku lidhën dhe integrohen njohuritë nga më shumë se një disiplinë për të trajtuar një temë, problem ose koncept.

“Qasja e ndërdisiplinave ka qenë pak më e zbehtë edhe në vend edhe në rajon dhe është diçka e re, një inovacion. Kombinimi i fushave tashmë është esencial për shkak se edukimit duhet t’i qasemi në formën se si merret tradicionalja. Neuro-shkenca kognitive në edukim sjell pikërisht këtë ndryshim. Nuk shkon më në mënyrën e vjetër, qoftë qasjes ndaj mësimit, qoftë adaptimit të metodave të mësimdhënies. Ne kemi rezultate shumë të ulëta në testet ndërkombëtare, nuk janë të kënaqshme as ato vendore dhe ndryshimi është esencial”, thotë Kelmendi.

Sipas saj, përdorimi i metodave neuro-shkencore mund të ndihmojë në ndërtimin e një qasjeje më efikase ndaj sfidave që po përjeton arsimi në Kosovë.

Kelmendi gjithashtu shton se Instituti Pedagogjik i Kosovës do të fillojë me implementimin e metodave kognitive, projekt i fituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Gjendja aktuale përmes vëzhgimit të pyetësorëve është e mangët sepse, nuk po sjell dobi dhe neuro-shkenca ofron qasje direkte përmes teknikave, metodave… Neuro-shkenca është përdorur në shumë profile të ndryshme nëpër botë, mirëpo në edukim mund ta quajmë si një inovacion të qasjes ndaj mësimdhënies, sepse tek atëherë kur mund t’i përdorim këto metoda, na veçse do të fillojmë me një projekt që e kemi fituar nga MASHT-i me implementimin e metodave kognitive”, shton ajo.

Kelmendi thotë se sfidat në integrimin ndërkombëtar janë kryesisht financiare dhe të procedurave administrative.

“Në institucionet tona është shfaqur një mungesë e potencialit njerëzor, nuk ka individ apo zyre të veçanta që i prin proceseve, për shkak që këto procedurat burokratike pastaj po i ndalin zhvillimin e projekteve për t’u integruar ndërkombëtarisht, sepse prolongimi i çështjeve po ndodh shumë shpesh, mandej nuk është i pamundur, kemi limitime, edhe të fondeve të brendshme, për shkak që edhe ligji është në përmirësim e tutje. Ka universitete, ka institute kërkimore e shkencore që kanë përfituar shumë nga fondet ndërkombëtare, jemi të rrjetëzuar, por jo mjaftueshëm dhe aq sa ka nevojë. Sfidat janë kryesisht financiare, të procedurave administrative, të natyrave të cilat nuk janë që nuk tejkalohen”, ka thënë Kelmendi.

Ajo bën thirrje që institucionet dhe universitetet të reflektojnë më shumë për rolin e tryezave shkencore si pikënisje për ndryshime të thella në sistemin arsimor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama ne zonat pyjore qe digjen per 30 vite sdo jepet asnje leje ndertimi 68e10d35bb1f9
Lajmi i mëparshëm

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

7 perdorime te zgjuara qe mund ti beni te detergjentit te rrobave ne shtepi 68e1107967e97
Lajmi i radhës

7 përdorime të zgjuara që mund t’i bëni të detergjentit të rrobave në shtëpi

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë