kujdes nga temperaturat e larta 68820767494e8

​Kujdes nga temperaturat e larta

July 24, 2025
1 minut lexim

Në Kosovë po mban moti i nxehtë dhe me temperatura të larta të cilat nesër, më 25 korrik, pritet të shënojnë 39 gradë Celcius.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë rekomandime për të ruajtur shëndetin në këto temperatura të larta dhe kanë bërë thirrje nga qytetarët që t’i respektojnë ato.

Ndër rekomandimet është qëndrimi larg të nxehtit, konsumimi i ujit – të paktën dy deri në tri litra në ditë, veshja me rroba të lehta dhe përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit.

Rekomandohet, gjithashtu, shmangia e ekspozimit direkt në diell, nga ora 10:00 deri në 17:00, si dhe limitimi i sasisë së kafeinës dhe alkoolit.

Nëse keni shenja si marramendje, djersitje, të vjella dhe konfuzion, kërkoni ndihmë mjekësore, rekomandojnë autoritetet shëndetësore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm nje mashtrim historik me rritjen lineare qeveria po i vjedh pensionistet 688206efb2ddb
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Një mashtrim historik, me rritjen lineare qeveria po i vjedh pensionistët

pete davidson baba per here te pare dua ti jap atij gjithcka qe me ka munguar 68820857b6dc5
Lajmi i radhës

Pete Davidson, baba për herë të parë: Dua t’i jap atij gjithçka që më ka munguar

Të fundit nga

ShkoLartë