kujdes kur te udhetoni safe city edhe ne greqi 69d385f4d7b39

Kujdes kur të udhëtoni, “Safe City” edhe në Greqi

April 6, 2026
1 minut lexim

Në dy ditët e fundit, autoritetet greke regjistruan dhe dërguan 130 gjoba për shkelje të trafikut, shumica për kalim në dritë të kuqe dhe mosmbajtje të helmetës nga drejtuesit e motoçikletave. Shkeljet u kapën me ndihmën e kamerave me inteligjencë artificiale të vendosura në tetë pika të rrezikshme në rajonin e Atikës dhe në dhjetë autobusë, me qëllim kontrollin e trafikut.

Autoritetet greke njoftuan se gjobat dërgohen në mënyrë dixhitale përmes një ueb-faqeje dhe aplikacioni të veçantë.

large 5

Kamerat, të vendosura si projekt pilot, synojnë uljen e aksidenteve rrugore dhe përmirësimin e sjelljes së shoferëve. Sistemi lejon gjithashtu kontroll të mëtejshëm të të dhënave të targave për të verifikuar sigurimin, kontrollin teknik dhe pagesat e tarifave rrugore të mjeteve.

Brenda këtij viti, autoritetet planifikojnë vendosjen e rreth 1.000 kamerave në Atikë, Selanik dhe Kretë. Zgjerimi i rrjetit do të vazhdojë edhe në vitin 2027, ku planifikohet të vendosen edhe rreth 300 kamera mobile.

Kujtojmë se së fundmi, edhe në vendin tonë ka hyrë në funksion sistemi i ngjashëm, i quajtur Safe City.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ashley roberts shfaqet ne forme perfekte me bikini roze gjate pushimeve ne maldive 69d37fdd1af89
Lajmi i mëparshëm

Ashley Roberts shfaqet në formë perfekte me bikini rozë gjatë pushimeve në Maldive

aak perkrahe protesten e studenteve ne shkup per provimin e jurisprudences ne gjuhen shqipe 69d387304fd65
Lajmi i radhës

AAK përkrahë protestën e studentëve në Shkup për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Të fundit nga

ShkoLartë