kufijte ne seks si ti vendosesh qarte dhe pa ndrojtje 693224b46b732

Kufijtë në seks: Si t’i vendosësh qartë dhe pa ndrojtje

December 5, 2025
1 minut lexim

Kufijtë personalë janë të rëndësishëm në çdo aspekt të jetës, por veçanërisht në atë seksual. Vendosja e kufijve ndihmon që të ndihesh i/e sigurt, rehat dhe i/e respektuar, duke e bërë përvojën më të kënaqshme për të dy partnerët. Komunikimi është çelësi dhe shpesh mjafton pak guxim për të thënë atë që ndien vërtet.

Më poshtë janë disa mënyra të thjeshta dhe të drejtpërdrejta për të vendosur kufijtë e tu në situata të ndryshme:

Kur pozicioni është i parehatshëm

Po, është krejtësisht në rregull ta thuash këtë: “Ky pozicion nuk po më bën të ndihem mirë. Mund të provojmë një tjetër?”.

Kur partneri kërkon të eksperimentoni me diçka për të cilën ti nuk je dakord

Këto shprehje janë të qarta dhe të buta:

– “Nuk jam i/e mendimit që të eksperimentojmë me…”

– “Në fakt, nuk po ndihem shumë rehat me…”

Kur thjesht nuk je në humor

Dëshira për intimitet ndryshon nga dita në ditë: “Nuk jam në humor për seks. Mund të rrimë dhe të përkëdhelemi duke parë një film?”.

Kur partneri bën diçka që të lëndon, të shkakton dhimbje ose e bën pa miratimin tënd

Këtu duhen fjalë më të forta: “Mos e bëj më kurrë këtë! Jo pa e diskutuar më parë!”

Kur ai pretendon se ‘nuk ka prezervativ për penisin e tij të madh’

Asnjë arsye nuk vlen për seks të pambrojtur: “Nuk bëj seks pa prezervativ!”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina kerkon qartesi mbi takimin e perfaqesuesve te trump dhe rusise thote zelensky 69321cb3ca95d
Lajmi i mëparshëm

Ukraina kërkon ‘qartësi’ mbi takimin e përfaqësuesve të Trump dhe Rusisë – thotë Zelensky

deputetja imerlije saliu ne turqi u diskutua avancimi i grave dhe thellimi i bashkepunimit nderparlamentar mes dy vendeve 69322e3a50bd4
Lajmi i radhës

Deputetja Imerlije Saliu në Turqi: “U diskutua avancimi i grave dhe thellimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve”

Të fundit nga

ShkoLartë