kubilius mosmarreveshjet historike nuk duhet te zgjidhen duke bllokuar kandidatet per anetaresim ne be 68781252cb061

Kubilius: Mosmarrëveshjet historike nuk duhet të zgjidhen duke bllokuar kandidatët për anëtarësim në BE

July 16, 2025
min lexim

Bruksel, 17 korrik – Është e papranueshme që mosmarrëveshjet dypalëshe të përdoren për të bllokuar negociatat e pranimit të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, deklaroi komisioneri evropian për Mbrojtje Andrius Kubilius në fjalimin e tij në panelin “Sigurimi i demokracive përmes përforcimit: Mbrojtje, rezistencë dhe përgatitje” në deminarin e 107-të ros-rot në Bruksel, në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti Dragan Kovaçki nga Maqedonia.

Kubelius theksoi se ai si Komisioner evropian për mbrojtje,  nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në procesin e pranimit, por se ndërsa ishte eurodeputet, së bashku me kolegun e tij kroat Tonino Picula, ata përpunuan Raportin për strategji të zgjerimit të BE-së, në të cilin theksuan dy aspekte kryesore.

“Së pari, theksuam se presim që zgjerimi të përfundojë deri në vitin 2030, gjë që mendoj se është reale, dhe së dyti, theksuam se është plotësisht e papranueshme që vendet anëtare të BE-së të përpiqen të zgjidhin problemet e tyre, ato që unë do t’i quaja mosmarrëveshje historike, duke bllokuar negociatat e vendeve kandidate. Propozimi ynë ishte shumë i thjeshtë – këto mosmarrëveshje duhet të zgjidhen në një mënyrë tjetër, jo duke bllokuar negociatat. Fatkeqësisht, ky është rasti këtu dhe do të thoja se nuk është e drejtë për vendet tona kandidate”, tha Kubilius.

Ai theksoi se kur vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ishin kandidate për anëtarësim në BE, askush nga Perëndimi nuk e bllokoi pranimin e tyre, megjithëse mund ta kishin bërë, kështu që është për të ardhur keq që pikërisht anëtarët e Unionit nga ai rajon e bllokuan procesin e zgjerimit.

“Mendoj se është vërtet e padrejtë që tani kemi një sjellje të tillë nga vendet anëtare nga Evropa Qendrore dhe Lindore”, tha Kubilius.

Në pyetjen e tij drejtuar Kubilius, Kovaçki theksoi se vendi, si anëtar i NATO-s, personalisht mbetet i bindur se integrimi në Bashkimin Evropian është rruga e duhur dhe angazhimi ynë strategjik, por se përballet me pengesa në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të paraqitura nga një shtet aleat, i cili është gjithashtu anëtar i Unionit.

Sipas tij, ekziston një rrezik real që pengesa të tilla në procesin e zgjerimit të shfrytëzohen nga palët e treta për të ndjekur interesat e tyre, të cilat janë të ndryshme nga interesat e NATO-s dhe BE-së.

“Ky shqetësim rrjedh nga votimi për të hequr referencat për identitetin dhe gjuhën maqedonase nga Raporti i Parlamentit Evropian, një hap që dëmtoi seriozisht besimin që kemi ndërtuar me kujdes gjatë viteve. Unë besoj se besimi është baza e çdo partneriteti, aleance dhe miqësie”, tha Kovaçki.

Ai theksoi se me miratimin e amendamenteve për të fshirë referencat ndaj identitetit dhe gjuhës maqedonase nga Raporti janë shkelur parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, duke minuar kështu themelet e bashkëpunimit dhe besimit midis aleatëve.

“Që të kthehet besimi, respekti i ndërsjellë është i nevojshëm. Ne si vend mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj anëtarësimit të plotë në BE, por përpjekjet e sinqerta nga partnerët tanë janë gjithashtu të nevojshme për të forcuar besimin tonë dhe për të ruajtur parimet e barazisë dhe respektit në të cilat të gjithë besojmë”, tha Kovaçki.

Sipas tij, stabiliteti dhe integrimi afatgjatë janë të mundur vetëm nëse demonstrohet pjekuri politike, sepse përndryshe rrezikojmë jo vetëm ngecje, por edhe erozion të besimit dhe krijimin e hapësirës për veprim të aktorëve keqdashës që mund të ndikojnë në stabilitetin dhe sigurinë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen mirepret mergaten ne piken kufitare te tabanocit nuk jeni mysafire jeni pjese e zemres sone 68780d2d499f1
Lajmi i mëparshëm

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

riaktivizohet zjarri ne masivin pyjor te drenoves flaket i afrohen nenstacionit elektrik 68781ba88ff59
Lajmi i radhës

Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës, flakët i afrohen nënstacionit elektrik

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë