kthjellime dhe vranesira parashikimi i motit per sot 26 shtator 2026 6ab75d4fbc985

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot, 26 shtator 2026

September 26, 2026
1 minut lexim

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, por edhe me alternime të vranësirave mesatare dhe herë pas here të dendura, veçanërisht përgjatë zonave malore.

Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje të herëpashershme dhe të lehta shiu. Gjatë pasdites, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e luginave, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 16-18 m/s.

Në det, dallgëzimi do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

35 vjet nga referendumi per pavaresi te kosoves 6ab75cd91e061
Lajmi i mëparshëm

​35 vjet nga referendumi për pavarësi të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë