kthimi i ballukut ne detyre publikohet ne fletoren zyrtare vendimi i kushtetueses 693c91528372e

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

December 13, 2025
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.



Ky vendim u mor me shumicë votash të gjyqtarëve kushtetues.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u publikua edhe në Fletoren Zyrtare.

Mbi thelbin e kërkesës së kryeministrit, që është shfuqëzimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 22 janar.

Aty do të shqyrtojë në themel të gjitha çështjet e ngritura prej qeverisë, që ka të bëjë me kompetencat.

Kryeministri Edi Rama në padinë e tij thotë se është kompetence e tij të vendos për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të vendosë masa që ndalojnë ushtrimin e detyrave të ministrave.

Njëkohësisht, edhe Gjykata e Apelit ka pranuar të marrë në shqyrtimin ankimimin e Ballukut për të gjitha masat e vendosura prej GjKKO.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijon skandali 18 femije ne greqi nga sperma e dhuruesit danez njeri vdiq para pak kohesh me kancer kurohet edhe i vellai 693c8e63a8693
Lajmi i mëparshëm

Vijon skandali/ 18 fëmijë në Greqi nga sperma e dhuruesit danez, njëri vdiq para pak kohësh, me kancer kurohet edhe i vëllai

plani i paqes i shba parashikon anetaresimin e ukraines ne be me 2027 693c92a3eb437
Lajmi i radhës

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Të fundit nga

ShkoLartë