kthehet ne funksion a3 kek thote se po operon me 5 njesi 6970deee3db2c

Kthehet në funksion A3, KEK thotë se po operon me 5 njësi

January 21, 2026
1 minut lexim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar  se Njësia A3 është kthyer në funksion pasi ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme.

Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.

KEK ka bërë të ditur se tani në funksion janë 5 njësi.

“Me rifillimin e operimit të A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftësinë profesionale të ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme në kohë optimale. KEK sh.a. falënderon stafin teknik dhe punonjësit për reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm, të cilat sigurojnë funksionimin e besueshëm të sistemit dhe prodhimin e sigurt me energji elektrike për qytetarët”, thuhet nga KEK.

Korporata mbetet e përkushtuar ndaj prodhimit të vazhdueshëm të energjisë, stabilitetit të sistemit dhe besueshmërisë së plotë të rrjetit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

propozim ligji per pozita udheheqese konsiston ne profesionalizem jo partizim 6970de4b60d0a
Lajmi i mëparshëm

Propozim-ligji për pozita udhëheqëse konsiston në profesionalizëm, jo partizim

te jem une vellai jot ste fus me ne shtepi rogerti sulmon selin banorja ne gjendje te rende qan me denese 6970e0120e78b
Lajmi i radhës

“Të jem unë vëllai jot s’të fus më në shtëpi”/ Rogerti sulmon Selin, banorja në gjendje të rëndë, qan me dënesë

Të fundit nga

Ja kush ishte Enver Idrizi në vitin 1987

Karriera e Enver Idrizit është po aq interesante sa edhe madhështore.  Legjenda e karatesë shqiptare, në atë periudhë, ishte pjesë edhe e një klubi nga Bosnja dhe Hercegovina, Studenti nga Mostari. Më
ShkoLartë