kthehet monarkia ne iran gjasat e nje ringjalljeje politike te princit reza pahlavi 696631a639adf

Kthehet “monarkia” në Iran? Gjasat e një “ringjalljeje” politike të princit Reza Pahlavi

January 13, 2026
min lexim

Pas 47 vitesh mërgimi në SHBA, princi trashëgimtar i shahut të rrëzuar në Iran po rikthehet në qendër të vëmendjes.

Kur babai i tij u arratis në mërgim në Egjipt pas revolucionit të vitit 1979 në Iran, Reza Pahlavi u trajnua si pilot luftarak në Teksas.

Tani, politikani i mërguar 65-vjeçar po kërkon një rol të ri dhe po mbështet lëvizjen protestuese  në vendlindjen e tij. Ai konsiderohet një nga kundërshtarët më të njohur të Republikës Islamike. Për sundimtarët në Teheran, ai përfaqëson një provokim,  nga frika e një ndryshimi të regjimit  të mbështetur nga jashtë, për shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një skenar të tillë, ish-princi i kurorës do të ishte kandidat kryesor për të marrë drejtimin, shkruan DW. “Për shumë iranianë, ai është një figurë shprese, dikush që kujton një epokë të orientuar drejt së ardhmes nën sundimin e babait të tij, e cila përfundoi me revolucionin e vitit 1979,” thotë gazetarja Moloud Hajizadeh në një intervistë për median e njohur gjermane.

“Unë kam lindur pas revolucionit të vitit 1979 dhe jam rritur në sistemin arsimor të Republikës Islamike,” thotë gazetarja. “Në shkollë, na jepnin një pamje të zymtë të epokës së Shahut, të karakterizuar nga shtypja, korrupsioni dhe diskriminimi. Por pikërisht këto abuzime i përjetojmë çdo ditë në Iran – dhe situata është përkeqësuar edhe më shumë, “shton ajo, duke nënvizuar sesi “vetëm një klasë e vogël e privilegjuar përfiton nga burimet e vendit, ndërsa shumica e shoqërisë jeton në varfëri.

Bahareh Hedayat, aktiviste e shquar feministe iraniane dhe politologe, ka deklaruar më herët se “shumë njerëz duan që të kthehet monarkia dhe mendojnë se rruga që ndoqi Shahu ishte e duhura.”.Në sytë e shumë iranianëve, Shahu konsiderohet një patriot me plane të mëdha. Midis viteve 1969 dhe 1979, Irani përjetoi një bum ekonomik me norma vjetore të rritjes reale midis 8% dhe 11%. Për më tepër, sistemi arsimor dhe infrastruktura u modernizuan, themele që vazhdojnë të karakterizojnë vendin edhe sot e kësaj dite, edhe pse padyshim, jo gjithçka ishte e përsosur, dhe shërbimi sekret Savak godiste ashpër opozitën.

Në disa intervista, princi Pahlavi ka bërë thirrje që populli iranian të vendosë në një referendum për formën e qeverisjes pas një rrëzimi të mundshëm të regjimit: një republikë me president dhe kryeministër, një republikë parlamentare ose një monarki kushtetuese bazuar në modelin suedez.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

julio iglesias akuzohet per abuzim seksual u denoncua nga dy pastrueset e tij 69662ff39f5b4
Lajmi i mëparshëm

Julio Iglesias akuzohet për abuzim seksual, u denoncua nga dy pastrueset e tij

rreshqitje masive dheu ne vajze te vlores rrezikohen 3 banesa 696634d4eba27
Lajmi i radhës

Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa

Të fundit nga

ShkoLartë