kshz per jehonen e votuesve deri ne ora 9 vetem 3 per qind e shfrytezuan te drejten e tyre te votes 68f4a836efde4

KSHZ për jehonën e votuesve: Deri në ora 9 vetëm 3 për qind e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës

October 19, 2025
1 minut lexim

KSHZ-ja ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 9. Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 9:15 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se të gjitha qendrat e votimit u hapën në kohë dhe se votimi po zhvillohej pa probleme.

“Deri më tani, KSHZ-ja nuk ka marrë asnjë raport në lidhje me rrjedhën e votimit për asnjë qendër votimi ose nga ndonjë komision zgjedhor komunal, tha Kondarko.

Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë. Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik. Me vendim të KSHZ-së votimi ka vazhduar me sprej dhe uv lamb.

“Në Kumanovë në një vend votim në të cilin janë të regjistruara 12 votues, për shkak të ndërprerjes së rrymës, KSHZ-ja ka sjell vendim që procesi zgjedhor në këtë vendvotim të vazhdoj pa pajisje elektronike, me uv llambë dhe me sprej”, tha Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5 shenjat e horoskopit qe e terheqin suksesin si me magnet 68f49eb2ae54b
Lajmi i mëparshëm

5 shenjat e horoskopit që e tërheqin suksesin si me magnet

voton zevendeskryeministri fetai 68f4af504d365
Lajmi i radhës

Voton zëvendëskryeministri Fetai

Të fundit nga

ShkoLartë