kshz nuk u arrit censusi ne gostivar dhe tre komuna tjera qeveria do caktoje ushtrues detyre 68f74b343f8fa

KSHZ: Nuk u arrit censusi në Gostivar dhe tre komuna tjera, Qeveria do caktojë ushtrues detyre

October 21, 2025
1 minut lexim

Në seancën e djeshme Komisioni Shtetëror ka njoftuar se do të ketë përsëritje të votimit në katër komuna: Gostivar, Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Vrapçisht, për shkak se nuk është arritur censusi i nevojshëm i daljes së votuesve.
Sipas Kodit Zgjedhor, për që një proces zgjedhor të konsiderohet i vlefshëm, duhet të marrin pjesë së paku një e treta e votuesve, pra 33,33%.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën, pjesëmarrja në këto komuna ishte si më poshtë:
Gostivar – 33,31%
Vrapçisht – 25,18%
Mavrovë-Rostushë – 30,31%
Qendër Zhupë – 21,49%
Për shkak të mospërmbushjes së këtij pragu, do të organizohet rivotim në këto katër komuna.
Sipas ligjit, nëse një komunë ka përsëritje të votimit, atëherë duhet që zgjedhjet të shpallen në afat prej 60 ditësh. Në ndërkohë, Qeveria do të duhet të emërojë ushtrues detyre i cili do t’i kryejë detyrat e kryetarit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse pritja ne radhe eshte e bezdisshme 68f741b39be9b
Lajmi i mëparshëm

Pse pritja në radhë është e bezdisshme?

a do ta marrin me ne fund mesimin shqiptaret e kumanoves 68f752505c0f3
Lajmi i radhës

A do ta marrin më në fund mësimin shqiptarët e Kumanovës?

Të fundit nga

ShkoLartë