kshz dalja ne votim deri ne oren 1500 ne kater komunat eshte 1810 per qind 6963d1f8c9837

KSHZ: Dalja në votim deri në orën 15:00 në katër komunat është 18,10 për qind

January 11, 2026
1 minut lexim

Gostivar, 11 janar – Deri në orën 15:00, dalja e votuesve në katër komunat ku po mbahen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune është 18,10 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas komunave, në Vrapçisht dalja në votim është 21,01 për qind. Deri në orën 15:00 aty kanë votuar 5.730 qytetarë nga gjithsej 27.279 të regjistruar në Listën Zgjedhore. Dalja në votim në Mavrovë dhe Rostushë është 18,60 për qind, ku kanë votuar 1.967 qytetarë nga gjithsej të 10.575 regjistruar.

Gostivari ka dalje në votim prej 17,72 për qind. Deri në orën 15:00 aty kanë votuar 14.673 nga gjithsej 82.870 votues. Dalja më e ulët vazhdon të jetë në Qendër Zhupë, respektivisht 10,99 për qind, ku kanë votuar 831 nga gjithsej 7.562 votues të regjistruar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe fushe kosova shtyn fillimin e procesit mesimor 6963cc0f141e8
Lajmi i mëparshëm

Edhe Fushë Kosova shtyn fillimin e procesit mësimor

je bere shume e bukur mergimtari rrihet nga polici ne fier se i komentoi se motres 6963dfd5dcd02
Lajmi i radhës

“Je bërë shumë e bukur”, mërgimtari rrihet nga polici në Fier se i komentoi së motrës

Të fundit nga

ShkoLartë