kryqi i kuq ka siguruar ekipe shpetimi ne plazhet e ohrit dhe struges 6884a9c4a2ee0

Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës

July 26, 2025
1 minut lexim

Shpëtuesit e Kryqit të Kuq të Ohrit, të angazhuar në zonat e plazhit kishin mbi 70 ndërhyrje të ndihmës së shpejtë dhe 9 shpëtime të suksesshme të personave në rrezik nga mbytja në ujrat e Liqenit të Ohrit, thanë nga Kryqi i Kuq i Ohrit.

Theksuan se në 11 zona larjeje në liqenin e Ohrit dhe një ose dy në liqenin e Strugës kanë vendosur kushte dhe kritere sigurie për larje, sport dhe rekreacion të sigurt duke angazhuar roje plazhi.

“Fakti që kemi mbi 35 zona larjeje në liqenin e Ohrit, dhe mbi 15 në liqenin e Strugës, është më se i qartë se numri i rojeve të plazhit të angazhuar në zonat e larjes nuk është i mjaftueshëm.

Me vite, në zonën ku është shënuar zona e larjes në ujë dhe ku ka roje plazhi, nuk ka ndodhur asnjë incident me vdekje”, thanë nga Kryqi i Kuq.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

okb pothuajse nje e treta e banoreve te gazes nuk po hane per dite te tera 6884a94c92967
Lajmi i mëparshëm

OKB: Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës nuk po hanë për ditë të tëra

merr flake nje biznes per shitje te pjeseve te makinave ne peje 6884aa3c666f4
Lajmi i radhës

Merr flakë një biznes për shitje të pjesëve të makinave në Pejë

Të fundit nga

ShkoLartë