kryeziu qeveria ne detyre permes zyrtareve me te larte po ben thirrje per moszbatim te vendimeve te gjykates supreme 6878000e4481c

Kryeziu: Qeveria në detyrë përmes zyrtarëve më të lartë po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme

July 16, 2025
1 minut lexim

Drejtori ekzekutiv i IKD, Ismet Kryeziu ka kritikuar akterët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët po sulmojnë sistemin e drejtësisë.

Kryeziu tha se kjo që po bën qeveria në detyrë është thirrje për anarki.

Sipas tij Qeveria në detyrë përmes zyrtarëve më të lartë po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme.

Postimi i plotë:

Është folur shumë për ndërhyrje, për presione, për zvarritje, për mosefikasitet dhe drejtësi selektive. Por, përkundër të gjitha këtyre dobësive, nuk mbaj mend që ndonjëherë njerëz me pushtet të kenë dalë haptazi kundër sistemit të drejtësisë duke refuzuar publikisht zbatimin e vendimeve gjyqësore. Përjashtime kanë qenë raste të rralla dhe individuale – si arratisje apo mosbindje, por jo nga udhëheqës shtetëror.

Ajo që po ndodh sot është shumë më serioze: Qeveria në detyrë, përmes zyrtarëve më të lartë, po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo nuk është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki. Kjo është ftesë e hapur për ta kthyer rendin shoqëror nga kushtetuta dhe ligji, te normat e vetëgjyqësisë dhe vlerat kanunore.

Në një shoqëri demokratike, refuzimi i gjykatës është refuzim i shtetit. Çdo përpjekje për ta legjitimuar këtë refuzim, është përpjekje për të zhbërë themelin e shtetit ligjor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

interi i vendosur refuzon 13 oferta per pio espoziton 6878000ab9dd2
Lajmi i mëparshëm

Interi i vendosur, refuzon 13 oferta për Pio Espoziton

qeveria siriane dhe udheheqesit e pakices druzi shpallin armepushim te ri 687800fa86d3c
Lajmi i radhës

Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri

Të fundit nga

Lëkundje tërmeti ndjehen në Kukës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në Kukës. Tërmeti ra në zonën e Peskovës në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ball. Lëkundjet ndjerë edhe në Kosovë dhe Kukës.

Como e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e Coppa Italia, për herë të parë pas 40 vitesh, pasi eliminoi Napolin e Antonio Conte me penallti pas barazimit 1:1. Napoli humbi disa
ShkoLartë