kryeziu kushtetuesja nuk ka parashikuar mase nese nuk zgjidhet kandidati i listes serbe 6983d3efe8dda

Kryeziu: Kushtetuesja nuk ka parashikuar masë nëse nuk zgjidhet kandidati i Listës Serbe

February 5, 2026
1 minut lexim

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk parashikon masë në rast se shumica nuk zgjedh kandidatin e propozuar nga Lista Serbe.

“Kushtetuesja ka thënë atë që thotë Kushtetuta, shumica parlamentare, qoftë ajo serbe qoftë shqiptare, propozon një kandidatë, propozimi nuk është problem këtu. Problem është implementimi i kësaj situate, nëse ndodh kjo situatë, çfarë të ndodhë, a ka masë? Kushtetuesja është dashur ta trajtojë nëse nuk fiton partia Lista Serbe, çfarë të ndodhë, ka masë këtu apo nuk ka?”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai shtoi se, sipas vendimit, kandidati duhet të propozohet tri herë, por nuk ka mekanizëm të qartë për ta detyruar shumicën të zgjedhë kandidatin e Listës Serbe.

“Ka thënë që tri herë duhet me propozu një kandidatë, është normë Kushtetuese udhëzuese, nëse brenda 30 ditëve nuk konstituohet parlamenti nuk shkruan me shku në zgjedhje. Nuk shkohet në zgjedhje nëse nuk konstituohet parlamenti, nëse nuk konstituohet qeveria po”, ka deklaruar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ilir alimehmeti pro forumit per dialogun politik eshte i nevojshem per bashkimin e opozites shqiptare 6983d3d69b7ef
Lajmi i mëparshëm

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

mpb mbi 50 mije qytetare kane te pakten nje ndalese per te drejtuar makinen 698401bb44103
Lajmi i radhës

MPB: Mbi 50 mijë qytetarë kanë të paktën një ndalesë për të drejtuar makinën

Të fundit nga

ShkoLartë