KADRI KRYEZIU GAZETA

Kryeziu: Bujar Osmani dhe BDI punuan për kthimin triumfal të Gruevskit

September 2, 2025
min lexim

Ish- nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe partisë së tij BDI, duke thënë se kanë punuar për rikthimin “triumfal” të ish-kryeministrit të arratisur, Nikola Gruevski.

Në një shkrim të publikuar, Kryeziu thekson se Osmani dhe BDI nuk gëzojnë përkrahjen e ShBA-ve dhe se që nga fundi i mandatit të parë të Zoran Zaev, kanë nisur komplotin me struktura të afërta me Gruevskin brenda VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, synimi ishte ndryshimi i ligjeve për t’i hapur rrugë kthimit në pushtet të ish-kryeministrit të dënuar.

Kryeziu pohon se kjo lëvizje ka shkaktuar përplasje të forta me liderin aktual të VMRO-së, Hristijan Mickoski, i cili e pa si tentativë për ta larguar nga udhëheqja e partisë, në favor të Gruevskit.

Sipas tij, situata eskaloi sidomos pasi Bujar Osmani mori postin e ministrit të Jashtëm, duke sjellë madje edhe thirrjen e lidershipit të BDI-së në Ambasadën e ShBA-së, ku – siç shkruan Kryeziu – janë paralajmëruar për “pasoja të rënda dhe të pariparueshme”.

Duke iu referuar takimit të Osmanit me Gruevskin në Budapest, Kryeziu e cilëson justifikimin e ministrit se bëhej fjalë për “sekret shtetëror” si të pavlefshëm. Ai akuzon BDI-në dhe Osmanin se kanë dashur të rikthejnë në pushtet “kriminelin përgjegjës për ngjarjet e majit 2015 në Kumanovë”, ku humbën jetën disa djem nga Kosova.

“Tradhtinë ndaj tyre dhe gjakun e tyre kurrë nuk do t’ua falim,” shkruan Kryeziu.

Në shkrimin e tij ai shton se qëndrimi i tij nuk lidhet vetëm me kundërshtimin ndaj fondacionit “Soros”, por me faktin se sipas tij, Bujar Osmani dhe partia e tij kanë vepruar në dëm të interesave kombëtare dhe kanë synuar rikthimin e një figure të diskredituar si Nikola Gruevski.

Postimi i plotë i Kryeziut, pa edituar:

BUJAR OSMANI DHE PARTIA E TIJ PUNUAN PËR KTHIMIN TRIUMFAL TË KRIMINELIT NIKOLA GRUEVSKI
Mora vesh që disa njerëzve në Maqedoni po u pengon shumë fakti që nuk mund ta përkrah soroistin Bujar Osmani.
Profa juaj është njeri i qetë, pensionist me shumë kohë të lirë, por edhe një burrë me shumë shokë e informacion të bollshëm pothuajse për gjithçka. Jam njeri tejet serioz dhe nëse angazhohem për një gjë apo qëllim, gjithmonë është në mes diçka më e madhe se vetëm një arsye. Pra nuk është vetëm SOROSI arsye pse jam kundër Bujar Osmanit.
Bujar Osmani dhe partia e tij kanë zero përkrahje amerikane dhe kjo është fakt, sepse kah fundi i mandatit të parë të Zoran Zaev, BDI nis komplotimin me disa mbetje të Nikola Gruevskit në VMRO për të bërë disa ndryshime në ligj që do ta mundësonin kthimin triumfal në Maqedoni të Nikola Gruevskit. Në këtë pikë ndodh edhe krisja e madhe me Mickovskin, liderin e ri të VMROsë, që këtë lëvizje të BDIsë e sheh si konspiracion për ta larguar nga udhëheqja e partisë në favor të Gruevskit. Ky komplot eskaloi pasi Bujar Osmani bëhet ministër i jashtëm dhe gjërat shkojnë aq larg saqë lidershipi i BDI-së, përfshirë edhe Bujar Osmanin, janë thirrur në Ambasadën Amerikane dhe janë kërcënuar me pasoja të rënda e të pariparueshme. Nuk u habita fare pse, kur u pyet për takimin e tij në Budapest me Nikola Gruevskin, Bujar Osmani u mbrojt duke thënë se këto gjëra janë sekret shtetëror. Sekret i kotecit të pulave Bujar, nuk ke çka thua tjetër, sepse ti dhe shefi yt e dini që jeni fajtor pse keni dashur ta ktheni në pushtet kriminelin përgjegjës për vrasjen dhe robërimin e djemve më të mirë të Kosovës në maj të 2015 në Kumanovë. Tradhtinë ndaj atyre djemve dhe gjakun e tyre kurrë nuk do ua falim, ama bash kurrë.

2f0401dc 578e 4ee9 ba77 87f4339f6552

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pak kohe pasi u be nene per here te pare dafina tregon se sa femije ka ne plan ti beje 68b718b88e0b0
Lajmi i mëparshëm

Pak kohë pasi u bë nënë për herë të parë, Dafina tregon se sa fëmijë ka në plan t’i bëjë

mungesa e librave fotokopjimi si alternative per prinderit 68b7294fcf01a
Lajmi i radhës

Mungesa e librave, fotokopjimi si alternativë për prindërit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë