kryetarja e qytetit te shkupit arsovska eshte sulmuar ne cair gjate kryerjes se detyrave te punes 687134699ca2b

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska është sulmuar në Çair gjatë kryerjes së detyrave të punës

July 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 korrik – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrave të punës në Çair. Ndaj saj pati edhe kërcënime verbale nga disa persona.

Informatën e konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme prej ku kumtuan se incidenti ndodhi në rrugën “Kumbara”, ndërsa rasti është paraqitur në SPB Shkup në orën 12:15.

“Më 11.07.2025 në orën 12:15 nga ana e A.J. në SPB ka pasur paraqitje se gjatë kryerjes së detyrave të punës në rr. ‘Kumbara’, fizikisht është sulmuar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe se disa persona e kanë kërcënuar verbalisht. E njejta nuk ka dashur të denoncojë për rastin, pas çka është nisur drejt SPQ “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore”, informon MPB.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

okb raporton per 798 te vdekur prane qendrave te ndihmes ne gaze ne gjashte javet e fundit 6871315cf37c7
Lajmi i mëparshëm

OKB raporton për 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

mesime jete qe u vlejne sidomos vajzave te jene te forta dhe te vetedijshme 687139553532e
Lajmi i radhës

Mësime jete që u vlejnë sidomos vajzave, të jenë të forta dhe të vetëdijshme

Të fundit nga

ShkoLartë