kryetari i sarajit muhamed elmazi priti ne takim perfaqesues nga ambasada e shba se ne shkup 693386d13d40a

Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, priti në takim përfaqësues nga ambasada e ShBA-së në Shkup

December 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 dhjetor – Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, sot zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut.

Me znj. Kelly McCaleb, z. Andreë Kovtun (këshilltar politik) dhe z. Adrian Ismaili (analist politik) kanë diskutuar për zhvillimet në komunën e Sarajit dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Sot pata nderin të pres në takim pune përfaqësues nga amabasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut në mesin e tyre znj. Kelly McCaleb, z. Andrew Kovtun (këshilltar politik) dhe z. Adrian Ismaili (analist politik). Diskutuam për zhvillimet në komunën tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Vlerësoj lart partneritetin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe rolin e tyre të rëndësishëm në përparimin e vendit tonë. Shpreh mirënjohje për znj. McCaleb, z. Kovtun dhe z. Ismaili për për qasjen konstruktive dhe mbështetjen e tyre në projektet e së ardhmes për komunën tonë.

Ky takim na inkurajon të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe modernizimit, duke ndërtuar ura të forta partneriteti për të mirën e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Elmazi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

momente romantike dolce bisedon me banoret e big ut ja cfare i tha edi 69337654e22ee
Lajmi i mëparshëm

Momente romantike/ Dolce bisedon me banorët e Big-ut, ja çfarë i tha Edi

Të fundit nga

ShkoLartë