kryetari i parlamentit malazez nuk pranon te shkarkohet per glorifikimin e mlladiqit 6ab54750bf20b

Kryetari i Parlamentit malazez nuk pranon të shkarkohet për glorifikimin e Mlladiqit

September 24, 2026
1 minut lexim

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në rend dite të së cilës ishte iniciativa për shkarkimin e kryetarit të parlamentit, Andrija Mandiq, nuk u mbajt sot për shkak të mungesës së kuorumit.

Iniciativa për shkarkimin e Mandiqit, e propozuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), ishte nënshkruar nga 35 deputetë.

Shkak për kërkesën ishte ngushëllimi që Mandiqi i kishte shprehur familjes së ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko Mladiq, shkruan vijesti.me.

Seanca u shoqërua me përplasje mes Mandiqit dhe deputetëve të opozitës. Mandiqi u largua nga salla para fillimit zyrtar të seancës, ndërsa gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve nuk iu lejua hyrja në sallën plenare.

Deputetët e DPS-së kërkuan transmetim të drejtpërdrejtë televiziv dhe hyrjen e mediave në sallë, në mënyrë që publiku të shihte se cilët deputetë ishin të pranishëm dhe nëse ekzistonte kuorumi për zhvillimin e seancës.

Pas largimit të Mandiqit, deputetë të opozitës i thanë atij “u arratis”, ndërsa DPS e akuzoi kryetarin e Kuvendit se po pengonte zhvillimin e seancës.

Kreu i DPS-së, Danijel Zhivkoviq, deklaroi se partia e tij do të ndërpresë bashkëpunimin institucional me qeverinë dhe shumicën parlamentare derisa të mbahet seanca ku deputetët do të mund të votojnë për shkarkimin e Mandiqit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha vlora hyseni shantazhoi gazetaren buzhala baton haxhiu dhe albatros rexha kane shkelur ligjin 6ab546f09b4c8
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Vlora Hyseni shantazhoi gazetaren! Buzhala, Baton Haxhiu dhe Albatros Rexha kanë shkelur ligjin

vesa vllasaliu publikon per here te pare fotot e kurorezimit me mirlind dakun 6ab5481cdb149
Lajmi i radhës

​Vesa Vllasaliu publikon për herë të parë fotot e kurorëzimit me Mirlind Dakun

Të fundit nga

ShkoLartë