kryetari i malisheves padite mediumin qe shperndante video mashtruese per qytetin 68adf930d9e06

Kryetari i Malishevës paditë mediumin që shpërndante video mashtruese për qytetin

August 26, 2025
min lexim

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se ka paditur mediumin “MalishevaPRESS.com”, pasi sipas tij kjo faqe shpërndante foto dhe video mashtruese dhe të shtrembëruara, me qëllim për të ulur punën, përpjekjet dhe rezultatet e Komunës, në shërbim të qytetarëve të Malishevës.

“E vërteta nuk mund të fshihet me shpifje! Ne kemi realizuar projekte konkrete, kemi sjellë investime dhe kemi punuar me transparencë, dhe këtë e dinë më së miri qytetarët tanë që çdo ditë i shohin ndryshimet”, ka thënë Kastrati, duke deklaruar se askush nuk mund të dëmtojë punën e qeverisjes aktuale.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, mediave dhe faqeve publike të jenë përgjegjëse dhe të mos bëhen vegël e mashtrimeve politike. Qytetarët meritojnë informata të sakta dhe të vërteta, jo gënjeshtra të fabrikuara” paralajmëroi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës,

Kohëve të fundit, një faqe jo zyrtare “MalishevaPRESS.com”, që administrohet nga persona anonim, dhe disa profile falso në rrjete të tjera sociale, kanë nisur një fushatë për qellime politike, duke shpërndarë shkrime, foto e video mashtruese dhe të shtrembëruara, me qëllim për të ulur punën, përpjekjet dhe rezultatet tona në shërbim të qytetarëve të Malishevës.

Për këtë arsye, si kryetar komune kam ndërmarrë hapa ligjorë për të ushtruar PADI kundër kësaj faqe dhe çdo profili e faqe tjetër që vazhdon të dezinformon publikun në rrjetet sociale (Facebook, TikTok, Instagram, etj), në mënyrë që t’i japim fund kësaj fushate të mashtrimeve.

E vërteta nuk mund të fshihet me shpifje! Ne kemi realizuar projekte konkrete, kemi sjellë investime dhe kemi punuar me transparencë, dhe këtë e dinë më së miri qytetarët tanë që çdo ditë i shohin ndryshimet.

Askush nuk mund ta dëmtojë punën tonë e as të njollosë të ardhmen e Malishevës me shpifje.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, mediave dhe faqeve publike të jenë përgjegjëse dhe të mos bëhen vegël e mashtrimeve politike. Qytetarët meritojnë informata të sakta dhe të vërteta, jo gënjeshtra të fabrikuara.

Malisheva do të ecë përpara, pavarësisht pengesave, sepse vullneti dhe puna jonë është në shërbim të qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmi izraelit ne spitalin ne gaza okb duhet te kete drejtesi 68adf8488ab63
Lajmi i mëparshëm

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

kengetari i njohur kthehet ne jeten e perditshme pas daljes nga spitali psikiatrik 68adfa523f71f
Lajmi i radhës

Këngëtari i njohur kthehet në jetën e përditshme pas daljes nga spitali psikiatrik

Të fundit nga

ShkoLartë