kryetari i kuvendit therret per me shume pergjegjesi te institucioneve pas tragjedise se kocanit 69b2d3ccc24ed

Kryetari i Kuvendit thërret për më shumë përgjegjësi të institucioneve pas tragjedisë së Koçanit

March 12, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ftuar për më shumë përgjegjësi, drejtësi dhe ndërgjegje në çdo institucion vendor në vendim-marrje, gjatë një seance përkujtimore të mbajtur sot lidhur me tragjedinë e Koçanit të vitit të kaluar, kur nga zjarri në një lokal humbën jetën 63 të rinjëve të vendit.

“Realizuam një seancë komemorative me rastin e njëvjetorit të tragjedisë së Koçanit, në të cilën përkujtuam dhe nderuam me dhimbje 63 të rinjtë që humbën jetën në natën tragjike të 16 marsit 2025 – një ngjarje që la plagë të thella në ndërgjegjen e gjithë shoqërisë sonë”, tha Gashi pas seancës.

Ai në fjalimin e tij tha se kjo tragjedi është edhe një “moment reflektimi për të gjithë ne dhe se kujtimi për jetët e humbura duhet të na shërbejë si thirrje për më shumë përgjegjësi, drejtësi dhe ndërgjegje në çdo institucion dhe në çdo vendimmarrje”.

“Ndonëse asnjë fjalë dhe asnjë gjest nuk e zbeh dhimbjen e tyre, në emër të institucioneve dhe të gjithë qytetarëve, shpreha respektin dhe solidaritetin më të thellë për familjet e viktimave. Dhimbja e tyre mbetet dhimbja e të gjithë neve”, tha Gashi pas fjalimit të tij në Kuvend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

u perplas nga fadroma vdes 43 vjecari ne guroren e dajtit 69b2ce2c442b8
Lajmi i mëparshëm

U përplas nga fadroma, vdes 43-vjeçari në guroren e Dajtit

miley cyrus rikthen nostalgjine e hannah montana 69b2d4bc3ae24
Lajmi i radhës

Miley Cyrus rikthen nostalgjinë e “Hannah Montana”

Të fundit nga

Rama për Vuçiqin: Makthi i tij quhet Kosovë

Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke folur për “Türkiye Today”, ofroi një vlerësim të drejtpërdrejtë të rolit të Ankarasë në rajon. Shqipëria dhe Turqia shpesh e përshkruajnë marrëdhënien e tyre dypalëshe si thellësisht
ShkoLartë