kryetari i kuvendit afrim gashi uron mesimdhenesit me rastin e dites se mesuesit dhe shkolles shqipe 69ac01495de6b

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe

March 7, 2026
1 minut lexim

Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësimdhënësit që, me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, kanë një rol të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Kjo ditë simbolizon jo vetëm fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në historinë e arsimit shqip, por edhe vlerësimin për misionin fisnik të mësimdhënësit, i cili përmes dijes, edukimit dhe shembullit personal kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

“Shkolla dhe mësuesit kanë qenë gjithmonë shtylla të rëndësishme të ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe kulturës, duke mbjellë te brezat e rinj dashurinë për dijen, përgjegjësinë qytetare dhe vlerat demokratike.

Prandaj, në emër të Kuvendit dhe në emrin tim personal, shpreh falënderimin dhe vlerësimin tim për të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit për kontributin e tyre të çmuar në formimin e së ardhmes së vendit, ndërsa njëkohësisht rikonfirmoj angazhimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të procesit arsimor. Urime të përzemërta për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe Shkollës Shqipe!”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani ngushtica e hormuzit eshte e hapur por do te godasim anijet amerikane 69abfba9ad404
Lajmi i mëparshëm

Irani: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, por do të godasim anijet amerikane

eronita e bleros publikon foto me kunatin 69ac036576e74
Lajmi i radhës

Eronita e Bleros publikon foto me kunatin

Të fundit nga

Anulohet gara

Garat e lëshimit në Kampionatin Botëror të skive për të rinj anulohet. “Dy garat e para në Kampionatin Botëror të skive për të rinj në Narvik të Norvegjisë janë anuluar.  Siç njoftuan

Eronita e Bleros publikon foto me kunatin

Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka ndarë disa momente nga dita e saj në një ambient të hapur dhe me mot të mirë. Ajo ka shijuar kohën në shoqërinë e familjarëve të
ShkoLartë