kryetari i kuvendit afrim gashi pas srebrenices viziton edhe varrin e presidentit historik alija izetbegoviq 68716cac3e79c

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

July 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 korrik –  Gjatë vizitës së tij zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vizitoi Muzeun Historik të presidentit të ndjerë Alija Izetbegoviq në Sarajevë, duke e cilësuar atë si një udhëkryq frymëzimi për çdo komb që aspiron liri dhe drejtësi.

“Ndër fotografitë dhe kujtimet e ekspozuara aty ndjehet qartë sakrifica, qëndresa dhe përkushtimi për liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor”, shkroi Gashi në një status të publikuar në rrjetet sociale.

Vizita e kryeparlamentarit përkoi me ditën e xhumasë dhe 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës – një moment simbolik që Gashi e vlerësoi si mundësi për reflektim dhe nderim. Ai bëri lutje pranë varrit të Izetbegoviqit, duke theksuar se ai ishte më shumë sesa një president: një vizionar, idealist dhe mbrojtës i paepur i popullit të tij në kohët më të errëta.

“Alija Izetbegoviqi do të kujtohet jo vetëm si lider politik, por edhe si simbol i dinjitetit njerëzor dhe i luftës për liri, drejtësi dhe paqe”, përfundoi Gashi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permiresohet vleresimi i kreditit ne bullgari 6871699d13b19
Lajmi i mëparshëm

​Përmirësohet vlerësimi i kreditit në Bullgari

rikthehet i nxehti ne fundjave parashikimi i motit 68717069255bb
Lajmi i radhës

Rikthehet i nxehti në fundjavë, parashikimi i motit

Të fundit nga

ShkoLartë