Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni e Veriut – Turqi (MATO).
“Pata kënaqësinë të marr pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni e Veriut – Turqi (MATO).
Në frymën e muajit të Ramazanit, kjo mbrëmje shërbeu si një mundësi e mirë për të përforcuar lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve dhe bizneseve”, ka shkruar Gashi.
Burimi: alfax.mk


