kryetari i komunes se dibres fisnik mela pret zevendesministren e transportit kaltrina zekolli shaqiri promovohen projekte infrastrukturore ne kosovrast 69cabbe3092ee

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, pret Zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri – promovohen projekte infrastrukturore në Kosovrast

March 30, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, qëndroi për vizitë zyrtare në Komunën e Dibrës, ku u prit nga Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela.

Në kuadër të kësaj vizite, së bashku realizuan inspektime në terren dhe promovuan përfundimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor në fshatin Kosovrasti i Poshtëm. Bëhet fjalë për rrugën kryesore të fshatit, e cila lidh qendrën e vendbanimit me hyrjen e tij, si dhe me Kosovrastin e Epërm dhe zonën e njohur turistike Banjat e Dibrës – Capa.

Ky projekt është realizuar në kuadër të fazës së dytë të kredisë hungareze, në vlerë prej 83 mijë euro, nga kompania “Euroedil”, sipas të gjitha standardeve ndërtimore, me një gjatësi prej 450 metrash.

657377016 1377386651086560 6903510969562183184 n 658136730 1377386807753211 4209917773140872581 n 658328199 1377386947753197 6099153345714158233 n 656859275 1377386624419896 1536136068256324617 n

Gjatë fjalës së saj, Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e turizmit në Kosovrast, duke vënë në pah edhe bashkëpunimin e suksesshëm me Komunën e Dibrës. Ajo bëri të ditur se përmes Ministrisë së Transportit janë mbështetur gjithsej 23 projekte në këtë komunë, prej të cilave 3 në thirrjen e parë dhe 20 në thirrjen e dytë, me një vlerë totale prej rreth 2.6 milionë euro.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, vlerësoi mbështetjen e qeverisë qendrore, duke theksuar se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të investimeve të tjera që priten në të ardhmen.

Një falënderim i veçantë u shpreh edhe për Banjat e Dibrës – Capa, për kontributin e tyre në zgjerimin e rrugës.

Në kuadër të investimeve infrastrukturore, u prezantuan edhe punimet në rrugën “Një Maj”, me gjatësi prej 700 metrash dhe vlerë prej 160 mijë euro. Po ashtu, po realizohet edhe ndërtimi i kanalizimit atmosferik në gjatësi prej 350 metrash, me vlerë prej 70 mijë euro, nga kompania “Bibaj”, si përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve.

Vizita vijoi me një takim pune në Komunën e Dibrës, ku Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, diskutuan me përfaqësues të institucioneve dhe njësisë së urbanizmit për sfidat aktuale dhe mundësitë për realizimin e projekteve të reja në të ardhmen.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

devijimi i korridorit 8 te nikollovski smund ta rrezikojme anetaresine ne unesco po kerkojme zgjidhje te re 69caa10d2cbe2
Lajmi i mëparshëm

Devijimi i Korridorit 8-të, Nikollovski: S’mund ta rrezikojmë anëtarësinë në UNESCO, po kërkojmë zgjidhje të re

be izraeli duhet ti jape fund operacioneve ushtarake ne liban 69cabc4641590
Lajmi i radhës

BE: Izraeli duhet t’i japë fund operacioneve ushtarake në Liban

Të fundit nga

ShkoLartë