Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se herët në mëngjes është larguar një objekt i ndërtuar pa leje dhe është ndalur uzurpimi i tokës shtetërore në vendbanimin Vizbeg.
Aksioni është realizuar në bashkëpunim të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Sipas Kostovskit, ndaj personave përgjegjës do të pasojnë kallëzime përkatëse, ndërsa ai theksoi se gjatë mandatit të tij ligjet do të zbatohen njësoj për të gjithë, pa përjashtime.
“Unë punoj në interes të bashkëqytetarëve të mi dhe jam gjithmonë në anën e njerëzve të ndershëm. Në Komunën e Butelit nuk ka vend për ndërtime pa leje dhe për uzurpim të tokës shtetërore”, deklaroi ai.
Kostovski shtoi se për sa kohë të jetë kryetar komune, të gjithë qytetarët do të trajtohen në mënyrë të barabartë.


