kryetari i gjilanit viziton policine zjarrfikesit dhe stafin e qkmf se ne naten e vitit te ri 69559fef22dbf

Kryetari i Gjilanit viziton policinë, zjarrfikësit dhe stafin e QKMF-së në natën e Vitit të Ri

January 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi mbrëmë ekipet kujdestare të Policisë, zjarrfikësve dhe stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), për t’i falënderuar për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë vitit.

Në postimin e tij në Facebook, Hyseni shkroi se vizita erdhi në natën e ndërrimit të moteve, për të treguar mirënjohje ndaj atyre që kujdesen që qytetarët të festojnë të qetë dhe të sigurt në familjet e tyre.

Ai vlerësoi gatishmërinë dhe profesionalizmin e stafit dhe uroi të gjithë për një vit të mbarë, me shëndet dhe suksese në vitin 2026.

Postimi i plotë:

Sonte, në natën e ndërrimit të moteve, vizituam ata që kujdesen që ne të festojmë të qetë dhe të sigurt në familjet tona.

Patëm kënaqësinë të takojmë ekipet kujdestare të Policisë, Zjarrfikësve dhe stafin e QKMF-së dhe t’i falënderojmë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e madh gjatë gjithë vitit, e në veçanti sonte, në këtë natë feste.

I falënderuam për punën dhe përkushtimin e tyre dhe u uruam një vit të mbarë, me shëndet dhe suksese, për ta dhe familjet e tyre në vitin 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pese njerezit qe pushtuan mediat boterore ne 2025 69559f0368823
Lajmi i mëparshëm

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

e zbulova tradhtine per krishtlindje rrefen gruaja dhurata zbuloi gjithcka 6955a11185c0b
Lajmi i radhës

“E zbulova tradhtinë për Krishtlindje”/ Rrëfen gruaja: Dhurata zbuloi gjithçka

Të fundit nga

ShkoLartë