DARKO KOSTOVSKI DHE SHABAN TERSTENA

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

October 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit dhe njëherësh kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka publikuar një video nga takimi i tij me legjendën e sportit të Maqedonisë dhe qytetarin e nderit të Butelit, Shaban Tërstena.

Në një atmosferë miqësore, gjatë një çaji simbolik, Kostovski ka ndarë mirënjohjen dhe respektin e tij për kampionin olimpik, duke theksuar se Tërstena është krenari jo vetëm e Butelit, por e gjithë Maqedonisë.

“Është nder i jashtëzakonshëm të kesh bashkëqytetar të tillë, një kampion që me djersën dhe talentin e tij ka ngritur flamurin tonë në skenat më të mëdha botërore. Shaban Tërstena është simbol i përkushtimit, disiplinës dhe suksesit,” ka thënë Kostovski.

Kostovski me këtë rast ka kujtuar se Komuna e Butelit këtë vit e ka shpallur Tërstenën Qytetar Nderi, duke e vlerësuar si “sportist të shekullit” dhe frymëzim për gjeneratat e reja.

“Falënderime të përzemërta për mikpritjen dhe për shembullin që na jep çdo ditë. Kampionë të tillë janë pasuri kombëtare,” ka shtuar Kostovski.

Sipas Kostovskit Buteli është komunë e njerëzve të suksesshëm, të cilët me punë dhe vlera e bëjnë të njohur emrin e vendit në mbarë botën. Ky gjest i tij shihet si një tjetër dëshmi e përkushtimit për promovimin e figurave të shquara të komunitetit dhe forcimin e krenarisë lokale.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

indeksime qesharake dhe bonuse elektorale erisa xhixho qeveria u tall edhe njehere me 721 mije pensioniste 68e960749effb
Lajmi i mëparshëm

“Indeksime qesharake dhe bonuse elektorale”, Erisa Xhixho: Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë pensionistë

nje pengese e papritur ka prekur interin 68e960d3574fa
Lajmi i radhës

Një pengesë e papritur ka prekur Interin

Të fundit nga

ShkoLartë