Në një ceremoni të veçantë, Ansambli “Ibe Palikuqi” është nderuar me medalje nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Medalja është pranuar nga kryetari i ansamblit, Vebi Amza, ndërsa në këtë ngjarje të rëndësishme ishin të pranishëm edhe Nazif Bushi dhe Muhamet Haziri.
Ky vlerësim vjen në një ditë të veçantë për ansamblin, pasi përkon me përvjetorin e themelimit të Ansamblit “Ibe Palikuqi”, duke e bërë këtë moment edhe më domethënës për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e tij.
Ansambli “Ibe Palikuqi” prej vitesh njihet për kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e kulturës, muzikës dhe valleve tradicionale shqiptare, duke përfaqësuar denjësisht kulturën shqiptare në shumë aktivitete dhe skena kulturore.


