Kryetari i Alternativës, Bekim Sali ka njoftuar se ka marr pjesë në Akademinë solemne që iu kushtuar 31 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, përcjell Alfax.mk
“Isha i nderuar të marr pjesë në Akademinë solemne që iu kushtua 31 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës me të cilin rast, ish presidenti shqiptar, Prof.Dr. Rexhep Mejdani u shpall Doctor Honoris Causa.
Mu kujtuan para vetes, sakrificat e gjeneratave të kaluara, me pasuri, me protesta, me gjak, për të pasur një Universitet që do të na bëjë krenar të gjithëve.
Historia e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është e shënuar me momente të tilla, ku gratë e sapomartuara kanë ndarë arin e tyre për të ndërtuar një institucion shtetëror arsimor në gjuhën shqipe.
Sot me krenari mund të them se nuk mungon përkushtimi i Qeverisë VLEN për Universitetin e Tetovës, Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe të gjitha institucionet e arsimit të lartë.
Urime 31 vjetori i Universitetit të Tetovës!”, ka shkruar Sali.
Burimi: alfax.mk


