kryeprokurori olsian cela takim me drejtuesin e prokurorise per krimin e organizuar te serbise zbulohen detajet 68c8169562976

Kryeprokurori Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, zbulohen detajet

September 15, 2025
1 minut lexim

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.

Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.

Koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BURIM LATIFI
Lajmi i mëparshëm

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

shaqiri e nivokazi ne ekipin ideal te javes ne zvicer 68c81700db1d4
Lajmi i radhës

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Të fundit nga

ShkoLartë