kryeprokurori i shtetit dhe drejtori i atk se diskutojne per thellimin e bashkepunimit nderinstitucional 6a61029645db9

Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i ATK-së diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

July 22, 2026
1 minut lexim

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, me të cilin ka biseduar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër kriminalitetit financiar.

Njoftimi:

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z. Mentor Hyseni.

Fillimisht, drejtori i ATK-së,  Hyseni, ka uruar Kryeprokurorin Gashi për fillimin e mandatit si Kryeprokuror i Shtetit. Me këtë rast ata diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në trajtimin efikas të çështjeve të përbashkëta në luftimin e veprave penale të pastrimit të parave, evazionit fiskal, si dhe luftimin e të gjitha formave të tjera të kriminalitetit financiar, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim u theksua edhe nevoja e zbatimit më proaktiv të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, që ka të bëjë me shkëmbimin e informacioneve në kuadër të platformës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, gjë që do të kontribuojë në luftimin më efektiv të veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

12 mije thirrje per nje nate stuhia vuri ne prove qendren per menaxhim me kriza 6a60ec11a7d43
Lajmi i mëparshëm

12 mijë thirrje për një natë! Stuhia vuri në provë Qendrën për Menaxhim me Kriza

protesta vazhdon sepse problemet vazhdojne pankartat e qytetareve ne protesten e 53 te kunder rames kryeministri poston etiketa populli kerkon drejtesi 6a61030f4b050
Lajmi i radhës

“Protesta vazhdon sepse problemet vazhdojnë!”- Pankartat e qytetarëve në protestën e 53-të kundër Ramës: Kryeministri poston etiketa, populli kërkon drejtësi!

Të fundit nga

ShkoLartë