kryeprokurori gashi pasuria e paligjshme duhet te konfiskohet dhe tu kthehet shtetit e te demtuarve 6a99b3162430c

Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve

September 3, 2026
1 minut lexim

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar forcim të hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurisë së përfituar përmes veprimtarive kriminale.

Gashi mori pjesë në takimin për shkëmbimin e përvojave mbi hetimet financiare, konfiskimin në rastet e korrupsionit dhe funksionet e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, UNDP, UNODC dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje.

Në fjalën e tij, ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera komplekse nuk mund të kufizohet vetëm në ndjekjen penale, por duhet të shoqërohet me hetime financiare dhe gjurmimin e pasurisë që buron nga aktivitetet kriminale.

“Pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme duhet të gjurmohet, të sekuestrohet dhe të konfiskohet përfundimisht dhe të ardhurat e fituara në mënyrë të kundërligjshme t’i kthehen shtetit dhe të dëmtuarve që kanë pësuar nga veprimtaritë kriminale”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, takimi shërben edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe vendeve pjesëmarrëse, si dhe për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale në fushën e hetimeve financiare, sekuestrimit, konfiskimit dhe rikthimit të aseteve.

Në aktivitet morën pjesë kryeprokurorë e prokurorë nga Kosova, përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, përfaqësues të SPAK-ut në Shqipëri, prokurorë nga Prokuroria Kantonale e Sarajevës, si dhe udhëheqës të Zyrave për Rikthimin e Aseteve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi pas me shume se dy vitesh afrim gashi pranon se vlen nuk e ka legjitimitetin e shqiptareve 6a999c8d8ab2e
Lajmi i mëparshëm

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

kush eshte klodiana spahiu ministrja e re e shendetesise ne shqiperi 6a99b3a0b42c9
Lajmi i radhës

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë