Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka takuar të martën kryepeshkopin Nikolla Xhufka.
Në këtë takim vëllazëror siç e quajti Xhufka u ndanë vizione të përbashkëta për paqen harmoninë e vlerat shpirtërore.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga epitropi Alban Hoti. Në këtë takim vëllazëror u ndamë me vizione të përbashkëta për paqen, harmoninë dhe vlerat shpirtërore që e mbajnë gjallë zemrën e Prishtinës”, ka shkruar Xhufka.
Më tej ai ka thënë se “Kur Bariu dhe Kryetari bashkohen, qyteti bekohet”, shkroi Xhufka në Facebook.
Burimi: botasot.info


