kryepeshkopi joan takon papa leon xiv mesazh per paqe 6904a5b63dd67

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

October 31, 2025
1 minut lexim

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV. Ky takim historik u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë.



Në këtë takim vëllazëror u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën. Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive.

08ca5960 6edb 4519 8e3f bdd6cca8ca71
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura me të gjithë, duke ndikuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme.

34f18daf d2f5 428d a390 e0068603e652

Ky takim historik dëshmon për përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, në të cilin Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë luan një rol shumë të rëndësishëm. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mashtrim dashurie dhe vrasje e trefishte pakistanezi ne spanje pergjegjes per vdekjen e dy grave dhe vellait te tyre te paralizuar 6904a0f470b3d
Lajmi i mëparshëm

Mashtrim dashurie dhe vrasje e trefishtë, pakistanezi në Spanjë përgjegjës për vdekjen e dy grave dhe vëllait të tyre të paralizuar

perparim rama fermeret jane partnere ne zhvillimin e prishtines do ta vazhdojme mbeshtetjen 6904a7cfb4bcf
Lajmi i radhës

Përparim Rama: Fermerët janë partnerë në zhvillimin e Prishtinës, do ta vazhdojmë mbështetjen

Të fundit nga

ShkoLartë