kryeparlamentari gashi ylli qe ndricoi shkupin nje artist i jashtezakonshem ze i cilter i nje kombi me shpirt te madh 68a6da57dfe2e

Kryeparlamentari Gashi: Ylli që ndriçoi Shkupin! Një artist i jashtëzakonshëm, zë i çiltër i një kombi me shpirt të madh

August 21, 2025
1 minut lexim

Në një koncert të mbushur me energji dhe emocion, Yll Limani performoi mbrëmjen e 20 gushtit në Shkup, duke sjellë atmosferë të jashtëzakonshme për publikun. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi e vlerësoi artistin jo vetëm për talentin dhe zërin e tij unik, por edhe për përkushtimin ndaj kulturës dhe audiencës. Sipas tij, përvoja e të qenit spektator në koncertin e Yllit është një shembull i fuqisë bashkuese të muzikës dhe një reflektim i dinjitetit, pasionit dhe përkushtimit që duhet të mishërojë politika.

“𝒀𝒍𝒍𝒊 𝒒ë 𝒏𝒅𝒓𝒊ç𝒐𝒊 𝑺𝒉𝒌𝒖𝒑𝒊𝒏.Të jesh spektator në koncertin e Yll Limanit do të thotë të përjetosh fuqinë bashkuese të muzikës, një shembull që politika duhet të mishërojë: dinjitet, pasion dhe përkushtim. Sonte, Ylli solli energji, emocion dhe dritë në skenën e Shkupit, duke ndriçuar edhe krenarinë tonë kolektive. Një artist i jashtëzakonshëm, zë i çiltër i një kombi me shpirt të madh. E vlerësova jo vetëm talentin dhe artin e tij unik, por edhe përkushtimin ndaj publikut dhe kulturës sonë”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria nis hetim kunder personit qe kercenoi me vendosjen e nje bombe ne avion 68a6da5345f38
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria nis hetim kundër personit që kërcënoi me vendosjen e një bombë në avion

zevendeskryeministri nikolloski ne budapest per te festuar diten kombetare te hungarise 68a6df6a11364
Lajmi i radhës

Zëvendëskryeministri Nikolloski në Budapest për të festuar Ditën Kombëtare të Hungarisë

Të fundit nga

ShkoLartë