kryeparlamentari gashi uron qipron per presidencen e keshillit te be se thekson rendesine e zgjerimit 6956f7f76b5dd

Kryeparlamentari Gashi uron Qipron për Presidencën e Këshillit të BE-së, thekson rëndësinë e zgjerimit

January 2, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Republikën e Qipros me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për të ardhmen e Europës.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, uroj Republikën e Qipros për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian në një moment vendimtar për të ardhmen e Europës”, ka shkruar Gashi në postimin e tij.

Ai ka vlerësuar prioritetet e shpallura nga Presidenca qipriote, duke theksuar se vizioni për një “Union autonom, të hapur ndaj botës” është i rëndësishëm për përballimin e sfidave aktuale gjeopolitike dhe për forcimin e rolit global të Bashkimit Europian.

Duke folur për perspektivën europiane të vendit, Gashi ka nënvizuar se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj integrimit europian. “Ne besojmë se një BE e fortë, autonome dhe e hapur ndaj botës nuk mund të jetë e plotë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, prandaj zgjerimi është investim strategjik në stabilitetin dhe sigurinë europiane”, ka theksuar ai.

Në fund, kryeparlamentari ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Presidencën e Qipros, duke i uruar asaj suksese në drejtimin e Këshillit të BE-së, “në funksion të një Europe më të bashkuar dhe gjithëpërfshirëse”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

durmishi vitin po e fillojme me lajme te mira fillon zbatimi i ligjit per punen sezonale dhe te perkohshme 6956f7594c6a2
Lajmi i mëparshëm

Durmishi: Vitin po e fillojmë me lajme të mira, fillon zbatimi i ligjit për punën sezonale dhe të përkohshme

a do futet ne politike lea ypi nuk thuhet asnjehere jo per te ardhmen 69570536ca004
Lajmi i radhës

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

Të fundit nga

ShkoLartë