kryeparlamentari gashi tregon per vendimet qe jane miratuar ne seancen e 89 te te kuvendit 699f72a18b439

Kryeparlamentari Gashi tregon për vendimet që janë miratuar në seancën e 89-të të Kuvendit

February 26, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se vendimet të cilat janë miratuar në seancën e 89-të plenare të Kuvendit:
Vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Banim.
Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Propozim-vendim për publikimin e konkursit publik për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik.
Propozim-vendim për publikimin e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e Kryetarit të Komisionit Rregullator për Shërbime të Energjetikës, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shëndetësi veterinare.
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve.
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për deputetë.
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera të emëruar në Republikën e Maqedonisë.
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogat e prokurorëve publikë.
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogat e gjykatësve.
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë.
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.
Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Realizimin e Projekteve Infrastrukturore për Ndërtimin e Aksit Rrugor Milladinovci–Shtip dhe Aksit Rrugor Kërçovë–Ohër.
Gjithashtu, në seancën e 73-të të Kuvendit u miratuan:
Plani financiar i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2026.
Propozim-vendim për miratimin e Vendimit për shumën e kompensimit mujor që e arkëton Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit Pensional me Financim Kapital nga shoqëritë pensionale për vitin 2026.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeministri kurti takoi ambasadorin e malit te zi ne kosove bernard cobaj 699f4b300ede5
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj

be shtrengon kontrollet mbi perberesit e ushqimeve per foshnjat 699f73071dac8
Lajmi i radhës

BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat

Të fundit nga

ShkoLartë