kryeparlamentari gashi takon ambasadoren e re te kines 692061f559d0a

Kryeparlamentari Gashi takon ambasadoren e re të Kinës

November 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës në vend, Sh.S. Xhiang Siaojan. Përmes një njoftimi, ai ka bërë të ditur se në këtë takim është konfirmuar miqësia dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, Sh.S. Xhiang Siaojan. Konfirmuam marrëdhëniet diplomatike dhe miqësore mes dy vendeve tona, të ndërtuara mbi respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, ka deklaruar Gashi.

Ai theksoi se diskutimi është fokusuar në mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimit në sektorë të ndryshëm.

“Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe adresuam potencialin e zhvillimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin dhe kulturën, me synimin për të avancuar projekte që sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë”, ka vijuar ai.

Gashi ka shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme nga Kina dhe ka nënvizuar gatishmërinë për bashkëpunim të intensifikuar.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e deritanishme dhe theksova gatishmërinë e Kuvendit për të vazhduar një bashkëpunim edhe më dinamik, konstruktiv dhe të suksesshëm gjatë mandatit të saj diplomatik”, përfundon njoftimi i kryeparlamentarit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

INVA MULA
Lajmi i mëparshëm

Çairi sjell magjinë shqiptare në skenë! Rikthehet Inva Mula në Shkup për një koncert historik

ne maqedoni rriten kredite konsumuese dhe ato per banesa renie te kredite per automjete 692069117021f
Lajmi i radhës

Në Maqedoni rriten kreditë konsumuese dhe ato për banesa! Rënie te kreditë për automjete

Të fundit nga

ShkoLartë