kryeparlamentari gashi takohet me drejtorin e ndi se per forcimin e transparences dhe pjesemarrjes qytetare 68d3f20f77044

Kryeparlamentari Gashi takohet me drejtorin e NDI-së për forcimin e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare

September 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 shtator – Sot, kryeparlamentari Afrim Gashi zhvilloi një takim koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet, ku u diskutuan aktivitetet e deritanishme dhe planet për projekte të përbashkëta. Qëllimi i bashkëpunimit është forcimi i kapaciteteve parlamentare, rritja e transparencës dhe angazhimi më i madh i qytetarëve në proceset demokratike.

Në lidhje me këtë takim, Gashi shkruan në statusin e tij në rrjetet sociale:

“Pata një takim të rregullt koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet. Trajtuam aktivitetet e deritanishme dhe diskutuam për planet dhe projektet e përbashkëta që synojnë forcimin e kapaciteteve parlamentare, transparencës dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike.”

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kuvendit për të fuqizuar institucionet demokratike dhe për të garantuar që qytetarët të kenë një rol aktiv në vendimmarrje.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

promovohet sistemi elektronik per evidentim dhe menaxhim te kerkesave per listen e barerave 68d3eb6d912fa
Lajmi i mëparshëm

Promovohet sistemi elektronik për evidentim dhe menaxhim të kërkesave për listën e barërave

koka osmani shperndan numrin ne fushate por pas zgjedhjeve zhduket 68d3f2b1a96b5
Lajmi i radhës

Koka: Osmani shpërndan numrin në fushatë, por pas zgjedhjeve zhduket

Të fundit nga

ShkoLartë