kryeparlamentari gashi pret ne kuvend te rinjte e shkolles rinore ballkanike 68692f3bb1805

Kryeparlamentari Gashi pret në Kuvend të rinjtë e Shkollës Rinore Ballkanike

July 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 korrik – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka mirëpritur në hapësirat e Kuvendit një grup të rinjsh pjesëmarrës në Shkollën Rinore Ballkanike, e cila organizohet nga YTB në bashkëpunim me organizatën Vizioni-M.

Në këtë takim, Gashi tha se pati kënaqësi të zhvillojë një diskutim të hapur me të rinjtë mbi sfidat e politikës, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të dhunës politike, rritjes së kulturës politike, si dhe forcimit të dialogut dhe respektit të ndërsjellë në shoqëri.

“Energjia dhe mendimet e tyre japin shpresë për një të ardhme më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse në rajonin tonë,” shkroi Gashi në rrjetet sociale pas takimit.

Shkolla Rinore Ballkanike synon të krijojë hapësira për edukim politik dhe qytetar për të rinjtë nga vendet e rajonit, përmes diskutimeve, punëtorive dhe shkëmbimit të përvojave.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

greqia lufton me zjarret ne evia raportohet perparim ne krete 68692c2f7aae2
Lajmi i mëparshëm

Greqia lufton me zjarret në Evia, raportohet përparim në Kretë

mbpeu permes fushates me e mira nga maqedonia synon ndergjegjesimin e bleresve per produktet vendore 68693283955e9
Lajmi i radhës

MBPEU përmes fushatës “Më e mira nga Maqedonia”, synon ndërgjegjësimin e blerësve për produktet vendore

Të fundit nga

ShkoLartë