kryeparlamentari gashi ne haracine zyrat e deputeteve do te jene ure me e drejtperdrejte mes qytetareve dhe institucioneve 6a9196210a6c9

Kryeparlamentari Gashi në Haraçinë: Zyrat e deputetëve do të jenë urë më e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve

August 28, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Daut Beqiri.

Në fokus të takimit, sipas Gashit, kanë qenë bashkëpunimi institucional, zhvillimi rajonal dhe realizimi i projekteve që kanë rëndësi për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Biseduam për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal dhe realizimin e projekteve me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar Gashi.

Kryeparlamentari tha se gjatë takimit është diskutuar veçanërisht për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimin e zyrave të deputetëve në komunë.

Sipas tij, këto zyra do të shërbejnë si një lidhje më e drejtpërdrejtë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

“Veçanërisht u dakorduam për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimin e zyrave të deputetëve në komunë, si një urë më e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve”, theksoi Gashi.

Gashi i ka uruar kryetarit Beqiri sukses në realizimin e programit të tij për Komunën e Haraçinës, duke shprehur mbështetje për planet dhe projektet që synojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“I dëshirova suksese në realizimin e programit të tij për Komunën, ndërsa shpreha mbështetjen e plotë për planet që lehtësojnë jetën e qytetarëve të saj”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nis dasma ajbi bashke me krushqi niset per ta marre kiden per nuse 6a91937f42637
Lajmi i mëparshëm

Nis dasma! Ajbi bashkë me krushqi niset për ta marrë Kidën për nuse

kolona ne kufi pritje deri ne 45 minuta me greqine dhe serbine 6a91977a0b905
Lajmi i radhës

Kolona në kufi, pritje deri në 45 minuta me Greqinë dhe Serbinë

Të fundit nga

ShkoLartë