kryeparlamentari gashi mori cmimin global per diplomaci ne turqi 69109710597e3

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

November 9, 2025
1 minut lexim

Alanya, 9 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga Këshilli Global për Gazetari (GJC).

Çmimi iu dorëzua Gashit nga Mevlut Çavusoglu, deputet aktual dhe ish-ministër i Jashtëm i Turqisë. Gashi thekson se ky vlerësim është njohje për përkushtimin e Kuvendit në fuqizimin e diplomacisë parlamentare, transparencës dhe përgjegjshmërisë.

“Në Alanya, Turqi, në një ceremoni të jashtëzakonshme dhe atmosferë të ngrohtë miqësore, pata nderin të pranoj Çmimin Global për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë (GJC). Ky vlerësim është një mirënjohje për përkushtimin tonë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të forcuar diplomacinë parlamentare, transparencën dhe llogaridhënien. Në një kohë kur zërat shpesh ngrihen më shumë se argumentet, dhe kur informacioni ndonjëherë humbet drejtësinë përballë shpejtësisë, ky çmim më kujton se diplomacia e vërtetë dhe puna e përgjegjshme ndërtohen mbi respekt, mirëkuptim dhe dialog të hapur.Jam thellësisht mirënjohës Këshillit Global të Gazetarisë, organizatorëve dhe jurisë për këtë nder të madh!”, shkroi Gashi në postimin e tij.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eshs kostoja e jeteses eshte rritur me 45 me shtrenjte paguhet per ushqim dhe pije 69108ff541cbf
Lajmi i mëparshëm

ESHS: Kostoja e jetesës është rritur me 4,5%, më shtrenjtë paguhet për ushqim dhe pije

berisha po fshihet pas te pavarurve bejko tenton te largohet serish nga pergjegjesia e humbjes 69109920b11a2
Lajmi i radhës

“Berisha po fshihet pas ‘të pavarurve’”, Bejko: Tenton të largohet sërish nga përgjegjësia e humbjes

Të fundit nga

Rritje e re lineare me pensionin e marsit

109 Shkup, 1 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se në prill, me pensionin e marsit, do të ketë një rritje lineare të pensioneve.  Në një deklaratë për mediat të dhënë sot

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të enjten disa zona në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Siç bëhet e ditur, si pasojë e një defekti në rrjetin e
ShkoLartë