kryeparlamentari gashi ka pritur ne kuvend studentet e universitetit nderkombetar ballkanik 69446b0105276

Kryeparlamentari Gashi ka pritur në Kuvend studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

December 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në një vizitë studentët e Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit, duke e cilësuar takimin si frymëzues dhe me rëndësi për forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe të rinjve.

“Takime të tilla forcojnë lidhjen mes institucioneve dhe të rinjve, duke e bërë Kuvendin hapësirë të mendimit kritik dhe bashkëbisedimit demokratik”, ka shkruar Gashi në statusin e tij.

Ai ka theksuar se Kuvendi vazhdon të jetë i hapur dhe mbështetës ndaj të rinjve, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie aktive dhe demokratike. “Kuvendi mbetet mbështetës i energjisë studentore dhe i përkushtuar për rini intelektuale”, ka theksuar kryeparlamentari.

Sipas tij, përfshirja e studentëve dhe nxitja e dialogut me ta janë elemente kyçe për zhvillimin e mendimit kritik dhe për forcimin e kulturës demokratike në vend.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjerat qe duhet te praktikoni per nje fundvit fatsjelles 69446172546a5
Lajmi i mëparshëm

Gjërat që duhet të praktikoni për një fundvit fatsjellës

perfundoi konkursi per kshz vetem mariciq dhe markovska jane regjistruar ekskluzivisht per postin e kryetarit 6944720f04b34
Lajmi i radhës

Përfundoi konkursi për KSHZ/ Vetëm Mariçiq dhe Markovska janë regjistruar ekskluzivisht për postin e kryetarit

Të fundit nga

ShkoLartë