kryeparlamentari gashi instituti per studime sociologjike ka luajtur rol te vecante ne rrugetimin tim profesional 68d304a20fa3a

Kryeparlamentari Gashi: Instituti për Studime Sociologjike ka luajtur rol të veçantë në rrugëtimin tim profesional

September 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në ngjarjen solemne me rastin e 60-vjetorit të Institutit për Studime Sociologjike, Politike e Juridike në Shkup, organizuar nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”.

Në fjalën e tij, Gashi theksoi rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin shkencor dhe ndau përvojën e tij personale si ish-student i ciklit master pranë këtij instituti.

“Ky jubile i rëndësishëm ishte një mundësi që të reflektojmë mbi arritjet e këtij institucioni në zhvillimin shkencor. Si ish-student i ciklit të studimeve master pranë këtij instituti, këtë ngjarje e ndjeva edhe si një rikthim në vendin ku formësimi akademik dhe shkencor ka luajtur një rol të veçantë për rrugëtimin tim profesional,” u shpreh Gashi.

Ai përgëzoi stafin akademik për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe vlerësoi lart rolin e institutit në shërbim të dijes dhe përparimit të shoqërisë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ciftet e shkelqyera flasin per problemet ne tre menyra 68d30071da2e6
Lajmi i mëparshëm

Çiftet e shkëlqyera flasin për problemet në tre mënyra

bilall kasami priti delegacionin e osbe odihr thekson perkushtimin per zgjedhje te lira dhe te ndershme 68d30a6c9ef74
Lajmi i radhës

Bilall Kasami priti delegacionin e OSBE-ODIHR, thekson përkushtimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Të fundit nga

Dieta e suksesit të Fede Valverdes

Pas tripletës së Fede Valverde ndaj Manchester City, programi “Carve Deportiva” bisedoi me Doris, nënën e tij. Doris rrëfeu: “I shkruaj, fiton apo humbet, qoftë kur luan mirë, keq apo mesatar. I

Rogerti godet Gimbon

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin dhe këtë herë banorët kanë kaluar vijën e kuqe, duke thyer rregullin më të rëndësishëm të formatit: tolerancën zero ndaj kontaktit
ShkoLartë