kryeparlamentari gashi forcojme bashkepunimin me keshillin global per tolerance dhe paqe 69210ab51863f

Kryeparlamentari Gashi: Forcojmë bashkëpunimin me Këshillin Global për Tolerancë dhe Paqe

November 22, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm së bashku me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe përfaqësues të fushës akademike dhe politike, në nder të Ahmed Bin Mohamed Aljarwan, kryetar i Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe.

Gashi theksoi se takimi ishte konstruktiv dhe i fokusuar në avancimin e dialogut të përbashkët, si dhe forcimin e partneritetit të krijuar tashmë përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me këtë institucion ndërkombëtar.

Sipas tij, një bashkëpunim i tillë është me rëndësi të veçantë për promovimin e vlerave të tolerancës, mirëkuptimit dhe paqes, si brenda vendit ashtu edhe në nivel global.

Kryeparlamentari shtoi se marrëdhëniet e konsoliduara do të shërbejnë si bazë për projekte dhe nisma të reja që synojnë stabilitet, dialog dhe afrim ndërkombëtar.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yjet e song sung blue magjepsin fansat 69210132075bb
Lajmi i mëparshëm

Yjet e “Song Sung Blue” magjepsin fansat

perinski eshte hapur thirrja per eksperte ne qendren e burimeve te qeverisjes lokale 692111d060769
Lajmi i radhës

Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

Të fundit nga

ShkoLartë