kryeparlamentari gashi ben thirrje per fushate dinjitoze para zgjedhjeve lokale te 19 tetorit 68d91c9c820a9

Kryeparlamentari Gashi bën thirrje për fushatë dinjitoze para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit

September 28, 2025
1 minut lexim

Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kryeparlamentari Afrim Gashi, ka bërë një thirrje publike për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze.

Në deklaratën e tij, Gashi ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për demokracinë e vendit dhe të ardhmen e komunave, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion.

“Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike dhe reflektim i aspiratave tona europiane”, u shpreh Gashi.

Ai u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike, institucioneve, kandidatëve dhe qytetarëve që të shmangin çdo formë presioni, gjuhë të urrejtjes, propagandë përçarëse apo keqpërdorim të resurseve publike. Gashi kujtoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të Deklaratës së përbashkët për zgjedhje të drejta dhe demokratike, të miratuar më herët nga Kuvendi.

Duke u uruar suksese të gjithë kandidatëve dhe partive, kryeparlamentari kërkoi që fushata të fokusohet në nevojat e qytetarëve dhe të udhëhiqet nga ndershmëria, si mënyra më e mirë për të garantuar një fitore të përbashkët për gjithë shoqërinë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nga viti 2005 deri me sot papunesia ne cair eshte ulur nga 40 ne 16 68d90f996b78f
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Nga viti 2005 deri më sot, papunësia në Çair është ulur nga 40% në 16%

detaje vrasja e biznesmenit italian ne tepelene konflikti per dritat e makines dyshohet se coi ne krim 68d91df591881
Lajmi i radhës

Detaje/ Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, konflikti për dritat e makinës dyshohet se çoi në krim

Të fundit nga

ShkoLartë