kryengritja e ilindenit dhe shqiptaret 688dea25efae6

Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

August 2, 2025
min lexim

Shqiptarët, vllehët dhe bullgarët janë pjesmarrës në Kryengritjen e Ilindenit. Këtë e dëshmojnë historianë dhe dokumente nga arkivat e njohura botërore dhe rajonale.

Sipas historianëve, roli i shqiptarëve dhe i të tjerëve në këtë kryengritje sikur harrohet, duke ua lënë meritën e kësaj pjese të historisë, kryesisht maqedonasve.

Fakte për pjesmarrjen e shqiptarëve në kryengritjen e 2 gushtit, e gjen pothuajse në të gjitha dokumentet e kohës bullgare, austro-hungareze dhe të tjera.

Pjesëmarrja dhe kontributi i shqiptarëve në këtë kryengritje me karakter lokal ka qenë evident, jo vetëm në parapregaditjen, por edhe me pjesëmarrje, dhe kjo dokumentohet edhe në organet legjislative, në Kuvendin e madh i cili pas 2 gushtit u zgjodh me 60 vetë, me 20 shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgar.Shqiptarët kanë qenë pjesë edhe të qeverisë së përkohëshme të Krushevës. Prania e shqiptarëve është edhe në Qeverinë e përkohshme të Krushevës.

Historiani Dervishi: Shqiptarët ishin faktorët kyç

Historiani, Nebi Dervishi, thotë se duke u bazuar në dokumentet e arkivave të huaja, rolin kryesor në kryengritjen e Ilindenit e kanë pasur shqiptarët, vllehët dhe bullgarët, teksa maqedonasit nuk përmenden në asnjë dokument.

Qëllimi kryesor i kryengritjes ishte formimi i një shteti të përbashkët për të gjitha etnitetet që jetonin në këtë vend, e jo si u trumpetua më vonë, për të formuar shtetin për popullin maqedonas, tha për INA, historiani Dervishi.

“Pa shqiptarët nuk do të ndodhte kryengritja e Ilindenit për shkak të kontributit që e dhanë në këtë kryengritje, pavarësisht që ishte lokale dhe zgjati 12 ditë. Në fakt shqiptarët do të marrin pjesë edhe në organet drejtuese të Republikës, si për shembull në Asamblenë e Kuvendit të Republikës së Krushevës që u formua në këtë qytet nga gjithsej 60 personave, 20 ishin shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgarë”, theksoi historiani i njohur strugan.

Sipas tij, roli i shqiptarëve në këtë kryengritje dhe në atë që pasoi pas saj tregohet edhe me faktin se në Qeverinë e Republikës së Krushevës ka pasur dhe 2 ministra shqiptarë ortodoksë.

“Pjetër Guri ishte komandanti i njësisë luftarake i kësaj kryengritje, ndërsa sipas të gjitha dokumenteve dhe studiuesve të asaj kohe del që Nikollë Boljari ishte njëri nga ministrat dhe i dyti, Gjorgji Qaçe, që përmenden si anëtarë të Qeverisë së Republikës së Krushevës”, theksoi Dervishi.

Historiani, Nebi Dervishi, thotë se për të gjithë këto ekzistojnë dokumente të asaj kohe në arkivin e Stambollit, Sofjes dhe të Shkupit, ku mund të vërtetohet roli i madh i shqiptarëve ortodoksë në formimin e Republikës së Krushevës.

Disa historian ëshqiptarë madje pohojnë se pa shqiptarët, as që mund të mendohej Kryengritja e Ilindenit e cila sipas tyre, ishte përpjekja për ndërtimin e një Republike të bazuar si një shtet i të gjitha etniteteve.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjerat qe cdo femer duhet ti beje para te 30 ve 688de5ed4bd16
Lajmi i mëparshëm

Gjërat që çdo femër duhet t’i bëjë para të 30-ve

mickoski ilindeni le te na bashkoje dhe perkujtoje se cfare shteti duhet tu leme gjeneratave pas nesh 688def116ac41
Lajmi i radhës

Mickoski: Ilindeni le të na bashkojë dhe përkujtojë se çfarë shteti duhet tu lëmë gjeneratave pas nesh

Të fundit nga

ShkoLartë